Numri i të shëruarve në vendin tonë e ka kaluar atë të rasteve aktive me Covid-19. Nga 446 raste në total, aktualisht aktive mbeten vetëm 206 raste të tilla.

Ndërkohë këtë të diel numri i të shëruarve u shtua me 20 dhe shkoi në 217. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se të shëruarit nga Covid-19 i përkasin të gjitha grupmoshave.

Aktualisht gjithsej në dy spitalet Covid janë shtruar 49 pacientë. Ku numër përbën pothuajse një të katërtën e të gjitha rasteve aktive. Kjo pasi pjesa tjetër vazhdon siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë që të vetëkarantinohet në shtëpi pasi mund të mos kenë simptoma.

Gjithsej në terapi intensive ndodhen 12 pacientë, ndërsa të intubuar janë 7 prej tyre. Luftën me sëmundjen deri më tani e kanë humbur 23 persona./tvklan.al