Policia e Shtetit prej disa ditësh ka nisur publikimin e listës së personave më të kërkuar në qarqet e vendit. Ditë e sotme Policia ka publikuar listën e personave më të kërkuar në qarkun e Dibrës. Ajo që bie në sy në këtë listë është emri i një femre e cila është mes personave më të kërkuar në Dibër.

Policia e Shtetit nëpërmjet rrjetit social Facebook ka publikuar emrat, moshën, fotot dhe veprat penale të të shumëkërkuarve.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”.

/tvklan.al