FSHF ka bërë publike nominimet për çmimet që do të ndahen në mbrëmjen Gala për protagonistët

Protagonistët kryesorë të futbollit për vitin 2022, djem dhe vajza, do të vlerësohen në mbrëmjen gala të së premtes.

Federata Shqiptare e Futbollit organizon eventin “Më të Mirët 2022”, ku nuk do të mungojë programi artistik e ku do të jenë të pranishëm të ftuar special.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar, pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF. Ata do të shpallen gjatë mbrëmjes.

Për çmimin “Topi i Artë 2022” të nominuarit janë: Xhuliano Skuka, Mentor Mazrekaj dhe Redon Xhixha.

Për çmimin “Topin e Artë 2022” për vajza finalistet janë: Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe Megi Doçi.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2022″ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit.

Për çmimin “Trajneri i Vitit 2022” kandidaturat janë: Mirel Josa, Shpëtim Duro dhe Orges Shehi.

“Talenti i Vitit 2022” do të shpallet njëri nga kandidatët: Simon Simonit, Arinaldo Rrapajt dhe Rejan Alivoda.

Kurse për çmimin “Talentja e vitit 2022” janë në garë: Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Gjithashtu do të jepet dhe një çmim për “Arbitrin e Vitit 2022” dhe finalistët e përzgjedhur janë Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji.

Çmimi i nderit “Mirënjohje” do t’i shkojë ekipit të Vllaznisë së vajzave për suksesin e jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Liës së Kampioneve, duke luajtur me 16 klubet më të mëdha të Europës.

Dhe në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2022” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.

Klan News