Klan News ka siguruar të plotë dëshminë e bashkëshortes dhe nënës se 35-vjeçarit J. Zh. Në deklarimet e dhëna para ofircerëve të policisë dhe në prani të psikologut ajo ka shpjeguar me detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Sipas të resë bashkëshorti e dhunon pasi e akuzon se flet me muret. 

“Kam  prej një viti e gjysmë që jetoj si në burg, dhunohem dhe nuk kam bërë kallëzim për shkak se e dua burrin tim. Ka një vitë e gjysëm që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk del vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë. Sot më datë 25.01.2024 rreth orës 08:30 kur ka dal J., ka dalë nga banesa për të çuar në kopësht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjerrën dhe vajzën. Këtë gjë bashkëshorti e bën gjithmonë. Para dy ditësh kur ishim tek shtëpia e vjerrit me ka goditur shkelm në shpatull, pasi më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti mi ka marrë.”

Të njëjtat pretendime ka edhe nëna e J. Zh.

“J. kur bën debate shpërthen për pesë minuta, më pas ledhaton fëmijët, ato 5 minuta i ka si pasojë e faktit se thotë se dëgjon zhurma nga muret, gjë që nuk është e vërtët, fik dritat e lënë shtëpin pa drita dhe rrinë shtëpia, në terr. I kam kërkuar si nënë i jam lutur të mjekohet, I jam përgjëruar por nuk bindet, ka probleme djali dhe duam ta ndihmojmë por nuk dëgjonë, kam hallin e fëmijëve se mos u ndodh gjë, se kam dhe dy nipër në banesë. J., ka ankesë ndaj bashkëshortes është xheloz, i ka marrë dhe telefonin. Ajo është grua shembullore por J. ia bën sëmundja që ka.”

Burime bëjnë me dije për Klan News se 35-vjeçari kishte hequr edhe abazhurët, nga frika se mos dikush i përgjonte.

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe ka kërkuar që J. Zh., t’i caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit. J. Zh., akuzohet për dhunë në familje dhe shtyrje drejt vetëvrasjes e mbetur në tentativë. Seanca në gjykatën e Tiranës do të bëhet të hënën në orën 09:30.

J. Zh., ra në prangat e policisë pas një telefonate në sallën operative në të cilën thuhej se në rrugën Selitë e vjetër në afërsi të xhamisë së Selitës kishte një konfliktë në një banesë. Kur policia ka vajtur dera ishte e mbyllur nga brenda.

Nëna e 35-vjeçarit u ka thënë efektivëve se djali i kishte mbyllur brenda. Ai u kishte ndaluar bashkëshortes komunikimin prej një viti me çdo person. J. Zh., ishte me profesion ekonomist dhe prej një viti nuk punonte. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur edhe disa letra që bashkëshortja e J. Zh., kishte tentuar të vriste veten.

Klan News