Një telefonuese e programit “Shije Shtëpie”,  në Tv Klan ka ndarë për emisionin historinë e  saj të tradhtisë. Ajo ka rrëfyer se ka dy vite e divorcuar për shkak se ish-bashkëshorti e  tradhtoi atë me shoqen e saj. por sikur të mos mjaftonte tradhtia dita që ajo e zbuloi ka qenë dita e ditëlindjes së saj, pikërisht ndërsa ishte duke festuar 30-vjetorin ajo mori këtë zhgënjim nga njeriu që siç thotë e kishte dashur.

Katerina Trungu:  Cili është një mendim që ke për temën?

Mendoj se më shumë tradhtojnë burrat. Jo jam e  divorcuar prej dy vitesh dhe mendoj se burrat tradhëtojnë më shumë.

Katerina Trungu:  Arsyeja e divorcit ka qenë tradhtia?

Telefonuesja: Po, tradhtia.

Katerina Trungu: Kështu që është një shkak për ndarje. Në analizën që ti i bën historisë tënde, kush e ka patur fajin?

Telefonuesja: Ka qenë shoqëri e përbashkët dhe jam tradhtuar nga një shoqja ime.

Elda Koçi: Ça i bëre shoqes, mirë atij, po shoqes ç’i bëre?

Arba Gramo: I dha burrin ça i bëri. Zemër ke shpëtuar besoj. Ke shpëtuar nga një njeri që nuk do ta kesh gjithë jetën.

Telefonuesja: Po ndihem e zhgënjyer se një njeri që e do.

Elda Koçi: Po çfarë justifikimi nxori?

Telefonuesja: Ishte në ditëlindje. Në 30-vjetorin,  për ditëlindje?

Katerina Trungu:  Në ditëlindjen tënde?

Telefonuesja: Kemi shoqëri të përbashkët dhe për 30 vjetorin më tradhtoi. Dhuratë për ditëlindje.

Katerina Trungu: A dhuratë për ty? Në kuptimin që ka qenë ditëlindja jote?

Telefonuesja: Po.

Elda Koçi: Ku është ai ku është. Me atë?

Katerina Trungu: O Elda nuk do “e kapim”!/tvklan.al