Dita e dasmës është një nga ato ditë që mbetet përgjithmonë në memorien e nuses dhe dhëndrit. Dhe një rëndësi të veçantë në këtë ditë ka fustani i bardhë, në mënyrë që ta bëjë ditën e nuses të paharrueshme dhe përrallore.

Sot ishte në emisionin “Rudina” në Tv Klan një vajzë, e cila ishte në kërkim të fustanit të bardhë. Ygerta Neziri ishte në studio sëbashku me vjehrrën e saj Kujtime Misimi. Gjatë emisionit, nuses së ardhshme iu prezantuan tre fustane të modeleve të ndryshme dhe ajo zgjodhi njërin prej tyre pas sugjerimeve të Marcela Latit. Ygerta po ashtu rrëfeu edhe historinë e dashurisë me të fejuarin e saj, i cili jeton prej vitesh në Itali, Arlind Misimi.

https://youtu.be/Nq_AXb_zIQ8?t=15m46s

“Që të vegjël ne kemi qenë shumë shokë, sepse kemi qenë komshinj. Luanim bashkë edhe me fëmijë të tjerë deri në moshën 13-vjeçare. Më pas Arlindi u shkëput për një periudhë sepse merrej me futboll në Itali. Ai u kthye në Bulqizë dhe u ripamë, por nuk e njihnim njëri-tjetrin, kishim ndryshuar, ishim rritur. Ngacmimet e para kanë qenë nga ai dhe kur isha në vit të parë në gjimnaz, ai më vjen tek shkolla me një buqetë me lule dhe më thotë se nuk mund të më shihte më si shoqe. Pranova dhe vazhdoi lidhja jonë për dy vite e fshehtë dhe më pas vendosëm të fejoheshim. Ai është ndër të paktët njerëz që më kupton pa folur. Gjatë pushimeve të verës Arlindi më propozoi për martesë gjatë një darke në kroçere”,

tha Ygerta Neziri.

/tvklan.al