“Më vjen tepër keq, por duhet me të arrestu”, deputeti tregon si u prangos (Video)

“Më vjen tepër keq, por duhet me të arrestu”, deputeti tregon si u prangos (Video)

22:13 08/02/2019

Milaim Zeka, deputet i Kuvendit të Kosovës ishte sot një nga të ftuarit e emisionit “Zonë e Lirë, në Tv Klan. Gjatë emisionit, ai foli për arrestimin e tij, lajm të cilin fillimisht tregoi se e mori nga portalet.

Sipas tij ende pa e arrestuar, Prokuroria kishte ndarë lajmin për të gjitha mediat. Ai tregoi se pas arrestimit i ishte drejtuar prokurorit në Gjykatë, duke i thënë se po të mos ishte baba i katër vajzave do të ishte bërë terroristi më i madh i Ballkanit.

“Unë kisha një konferencë atë ditë dhe thashë do pijmë kafe me policë. Më pas pashë që policëve iu humbi gjaku në fytyrë. Akoma pa ardhur letra tek policët që unë do arrestohesha, prokurori i kishte dhënë mediave lajmin për arrestimin tim. Unë dhe hetuesit policor nuk e dinim dhe u skandalizuam. Unë po lexoja portalet dhe iu thash policëve: E njihni ju Milaim Zekën? Iu thashë unë u arrestova. Më pas hyri një police me një zarf dhe lexoi urdhëresën e prokurorit dhe tha: “Më vjen tepër keq, por duhet me të arrestu”. Gjëja e parë që më erdhi në mendje në atë moment ishte kjo, që unë kam bërë dokumentar dhe kam lexuar histori të terroristëve më të mëdhenj në botë dhe njeriu bëhet terrorist. Dhe i kam thënë para Gjykatës prokurorit: Të mos isha baba i katër vajzave, isha bo terroristi më i madh i Ballkanit, sepse ti po më arreston pa prova dhe po lëndon familjen time dhe gjithë të afërmit e mi”,

tha Zeka.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT