Peshëngritësja shpërblehet me 660 mijë Dollarë dhe një shtëpi

Peshëngritësja Hidilyn Diaz i dha Filipineve medaljen e parë të artë në historinë e Lojërave Olimpike, verore dhe dimërore.

97 vite pritje për këtë arritje për vendin aziatik që solli gëzim dhe lavdi, por edhe përfitime për sportisten. 30-vjeçarja mori 660 mijë Dollarë shpërblim nga autoritetet e sponsorët, por edhe një shtëpi.

Një supershpërblim për Hidilyn Diaz e cila vendosi edhe rekord olimpik në shtytje dhe dygarësh në peshën deri 55 kilogramë.

Hidilyn Diaz ngriti 224 kilogramë në total ose 1 më shumë se vendi i dytë. Në Rio 2016 kishte ajo marrë medaljen e argjendit.

Tv Klan