Për “Medean” tragjedinë e shkruar nga Euripidi, Kiço Londo, shkoi deri në Greqi për të gjetur regjisorin që do ta ngjisë atë nga 3 Shkurti në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dimitris Mylonas bashkë me drejtuesin e institucionit përzgjodhën më të rëndësishmit e skenës së teatrit dhe kinemasë për kryeveprën që vjen nga antikiteti. Roza Anagnostin, Viktor Zhustin, Luiza Xhuvanin, Ahmet Pashën dhe Alfred Trebickën do të sjellin një histori krimi, ndëshkimi dhe hakmarrjeje. “Medea” shqiptare është Luiza Xhuvani.

 “Medea” si një udhëtim në psikologjinë e një gruaje e aftë të bëjë gjithçka kur i marrin atë që i përket, edhe të vrasë fëmijën e saj,  u artikulua nga aktorët si një vepër sfiduese.

Gjuha si një nga elementët më të rëndësishëm të veprës, Viktor Zhusti, që është marrë edhe me përkthimin, thotë se është përshtatur më së miri.

Vepra e punuar e gjitha në skenë dhe jo në tavolinë përcjellë idenë se nga lashtësia në post-modernen, mbetet e pandryshueshme përplasja mes popujve.

Tv Klan