Media amerikane akuzon Encën për editimin e fotove: Photoshop largon 15 kg... - Tv Klan

Media amerikane akuzon Encën për editimin e fotove: Photoshop largon 15 kg…


Media amerikane akuzon Encën për editimin e fotove: Photoshop largon 15 kg…

09:41 15/10/2021

Enca është një nga këngëtaret më të preferuara në Shqipëri dhe është një nga VIP-at shqiptarë më të ndjekur në Instagram. Ajo shpesh herë është kritikuar nga fansat se përdor photoshop për të edituar fotografitë para se t’i hedhë në rrjetet sociale.

Editimin e fotove e bën në atë lloj mënyrë saqë ndryshimi i fotos dhe asaj çfarë është në realitet është shumë i madh. Këngëtarja gjithmonë përpiqet që të zhduke kilogramët e saj me photoshop, por fotografi të tjera të rastësishme e nxjerrin atë zbuluar.

Kjo gjë i ka rënë në sy edhe medias së amerikane buzzyusa.com, ku në një artikull e ka renditur Encën në vendin e 16 për përdorim të dështuar të Photoshop.

‘’Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa edituar, por ajo postoi foton tjetër tepër të edituar ku duket shumë më e dobët. Kamera shton 10 kile dhe Photoshop largon 15’’, thuhet në mbishkrimin e fotos së Encës. /tvklan.al








Të ngjashme