BNN: Magnet për Europën, ka turizëm gjithëvjetor

Ky vit ka shënuar një rritje të panjohur vizitorësh për Shqipërinë, me 30 % më shumë se sa një vit më parë, duke shënuar gjysëm milioni në një kohë kur sezoni akoma nuk ka nisur.

Me këtë raport e nis e përditshmja britanike Breaking News Network, artikullin e saj kushtuar turizmit në Shqipëri, ku ndër të tjera e cilëson vendin tonë si magnetin e ri për turistët në botë.

Nga 475,000 vizitorë, pjesën më të madhe e mbajnë ata nga Europa të cilët e konsiderojnë si vendin më të preferuar të sapogjetur në hartën e destinacioneve, ndjekur nga amerikanët numri i të cilëve është rritur me 20% dhe me në rritje mbreslënëse prej 40% nga Azia Lindore dhe Paqësori.

Për të përditshmen, kjo rritje nuk ka të bëjë vetëm me pushimet, të cilat përbëjnë 94% të vizitave, por njeh një rritje të pasagjerëve tranzit dhe atyre që udhëtojnë për qëllime shëndetësore apo biznesi.

Për ata që ende nuk e njohin mirë Shqipërinë, në artikull zbulohet një pjesëz e saj. Detaji i parë është që Shqipëria ofron turizëm gjithëvjetor, me plazhe të mrekullueshme dhe male të larta dhe qytete të veçanta kulturore.

Ky transformim sipas kësaj media përforcohet më tej nga investime të rëndësishme në infrastrukturë, duke përfshirë zgjerimin ambicioz të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është porta kryesore e hyrjes së turistëve në Shqipëri.

Viti 2024 duket që do të presë një flusk turistësh që do të kapërcejnë atë të 2023, ku u shënuan mbi 10 milionë vizitorë.

Tv Klan