Kombëtarja ka tërhequr vëmendjen shumë tifozëve që në ditën e parë të përgatitjeve. Ata nuk janë ndalur pavarësisht reshjeve të shiut. Mbështetja që ata po i japin kombëtares ka ngjallur interes edhe tek media gjermane.

“Jemi të lumtur që i shikojmë. Nuk ka çfarë na bën shiu”.

“Tifozët kanë treguar edhe për pritshmërirë e tyre”.

“Shpresoj që të kalojë grupin, por do të jetë e vështirë. Do të jemi të kënaqur edhe po të marrë pikë”.

“E vështirë është, por të shpresojmë”.

“E vështirë, por shpresojmë që të ecin përpara”.

Skena të tilla do të jenë të zakonshme kur stërvitjet të jenë të hapura me shpresën për të takuar lojtarët dhe për të rrëmbyer ndonjë foto apo autograf. Rreth 500 ishin ata të cilët e ndoqën seancën e pasdites së ditës së hënë.

Tv Klan