Media turke ka publikuar për herë të parë fotot  e Kuzeyt, djalit të aktorit të njohur turk, Ozcan Deniz.

Çifti i famshëm i showbizit u fotografua duke shëtitur në shëtitoren e Gocek, në brigjet e detit Egje.

Por menjëherë pas fotove nga larg dhe të paqarta të të voglit në median rozë, bashkëshortja e Deniz, Feyza Atakan ka shpërndarë nga profili i saj në rrjetet sociale një foto të të birit, si për tu thënë fotoreporterëve “kot u lodhët duke në ndjekur nga pas”.

45-vjeçari Deniz, i njohur si Kahramani i “Një Pjesë e Imja” para dy vitesh nisi një lidhje dashurie me Atakan, 20 vite më e re në moshë se ai.

Në muajin Prill të këtij viti, pak javë para lindjes së fëmijës, ata u celebruan në martesë.

/tvklan.al