Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo u dënua me gjobë dhe 12 muaj punë në komunitet nga një gjykatë angleze të enjten, bëjnë të ditur mediat britanike.

25-vjeçari akuzohet se më 19 Gusht të 2016 shiti Oksid Nitrik, një gaz drogues gjatë një festivali në Shelmsford. Rreth kësaj çështje vetë futbollisti në një deklaratë në faqen zyrtare të Tiranës.

Ngo thotë se ishte pjesë e një rrethi shoqëror ku bënte pjesë edhe personi, i cili u kap nga policia dhe se ka një keqinterpretim nga mediat. Sulmuesi anglez shton se ishte në Londër për të vizituar mamanë e sëmurë. Majkëll Ngo pritet t’i bashkohet ekipit të dielën.

Tv Klan