Tottenham arrin marrëveshjen me trajnerin e ri, firmos Fonseca për 3 vite

Mungon vetëm zyrtarizimi por tashmë duket se gjithçka është vendosur. Pas dështimit të përpjekjeve me Antonio Conten dhe vështirësive për të rikthyer, Mauricio Pochettino, te Tottenham Hotspur kanë gati emrin e trajnerit të ri. Madje mediat britanike raportojnë se tashmë gjithçka është zyrtarizuar, me Paulo Fonseca që do të jetë trajneri i ri i londinezëve.

Presidenti i Spurs, Daniel Levy ka vendosur që ish-trajneri i Romës të jetë nën drejtimin e skuadrës duke nisur nga sezoni i ri. Fonseca besohet se ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me klubin e Tottenham.

Kontaktet midis klubit anglez dhe trajnerit portugez janë në proces dhe Fonseca tundohet nga ideja e trajnimit në Premier League. Nëse gjithçka do të shkonte siç përshkruhet, Paulo Fonseca në fakt do të zëvendësonte José Mourinho i cili zuri vendin e bashkatdhetarit të tij në stolin e Romës. Për më tepër, të dy klubet do të marrin pjesë në turneun e ri të UEFA-s, Konferencë Ligë.

Klan News