Samiti i 6-të i komunitetit politik europian që po zhvillohet në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia prestigjoze Associated Press shkruan se lidereët europianë janë mbledhur në Shqipëri për të diskutuar për shqetësimet për sigurinë e kontinentit që po krijon lufta ruse në Ukrainë.
Agjencisë tjetër prestigjoze e lajmeve Reuters i ka tërhequr vëmendje videoja e gjeneruar me inteligjencë artificiale e shfaqur gjatë samtit, ku liderët e pranishëm portretizoheshin si fëmijë. “Krerët e shteteve portretizohen me shaka si udhëheqës foshnje në ceremoninë e mirëseardhjes në Tiranë” – është titulli me të cilin pasqyron lajmin kjo agjenci.
E përditshmja italiane “Il sole 24 ore” shkruan se samiti i Tiranës vjen pas takimit të munguar në Stamboll mes Putinit dhe Zelenskit ku kishte shpresë për hapa të rëndësishëm për paqen e shumëpritur në Ukrianë.
Ndërsa agjencia italiane online “Today” i bën jehon pritjes në gjunjë që i bëri Rama shefes së qeverisë së Romës, Meloni.
Tv Klan