Jihadists-flood-Britain-with-cannabis-smuggled-from-Albania

Shteti Islamik po kultivon plantacione me kanabis në zonat malore të Shqipërisë dhe ka hyrë në rrjetin fitimprurës të trafikut të drogës, me qendër prodhimi Shqipërinë dhe me Britaninë e Madhe si zonë shpërndarje.

Alarmin e japin mediat britanike, të cilat u referohen të dhënave të shërbimeve sekrete dhe intervistave të realizuara nga gazetarët në terren, në Shqipëri.

E përditshmja Daily Mirror shkruan se xhihadistët po e mbushin Britaninë me kanabisin shqiptar, shpërndarja e të cilit kryhet po nga bandat shqiptare.

Sipas saj, Shteti Islamik po shton paratë nga fushata e terrorit, duke drejtuar plantacionet e kanabisit në Shqipëri dhe duke e dërguar drogën drejt Britanisë së Madhe.

“Kalifati i të keqes” ka marrë nën kontroll rrjetin e 4 miliardë sterlinave nga trafiku i marijuanës, nga shtimi i operacioneve të Mafias, në zonat e thella malore të Shqipërisë, thuhet në shkrimin e Daily Mirror.

Gazeta britanike thotë se janë avionët dhe anijet private ata që marrin 4 miliardë sterlina lëndë narkotike në vit dhe ua dërgojnë bosëve të Mafias në Itali, të cilët e shpërndajnë.

Sipas Daily Mirror, ISIS hyri në tregun fitimprures të drogës, pasi autoritetet i hapën rrugën drejt Lazaratit, apo kryeqendres së mafias shqiptare, siç e quan ajo.

“Në vend që t’i jepej fund, operacioni i vitit 2014 u hapi rrugën ekstremistëve për ta marrë nën kontroll. Dhe tani ata rekrutojnë në zonë, shpesh nga vetë Mafia” thuhet në shkrim.

Gazeta thotë se “Sunday People”, një tjeër media e grupit të Mirror, intervistoi disa banorë të Lazarati, të cilët thanë se jeta u ishte bërë ferr nga banditët ekstremistë, që rekrutonin meshkujt në fshat.

Të dhënat e saj flasin për një kamp stërvitor të militantëve të ISIS që fshihet në malet afër Lazaratit. Theksohet se disa rekrutë shqiptarë xhihadistë janë dërguar në Siri për t’u stërvitur si terroristë.

Një burim i Qeverisë Shqiptare i tha gazetës se “Me kaq shumë para, nuk është habi që ISIS-i të kërkojë kontrollin e biznesit të drogës”.

Autoritetet britanike janë të shqetësuar jo vetëm si pjesë e luftë kundër ISIS, por edhe për faktin se e shohin shitjen e kanabisit shqiptar në Angli, si financim të drejpërdrejtë të terrorizmit.

Tv Klan