Mediat spanjolle dhe opinion publik kanë dënuar njëzëri vrasjen e tifozit të Deportivo La Korunjës të dielën para ndeshjes me Atletikon në Madrid.
Gaeta “El Pais” ka botuar në faqen e saj në internet edhe videon ku duket momenti që ai hidhet në ujërat e lumit Manzarane.
Sipas mjekëve 43 – vjeçari ka pësuar një arrest kardiorespirator pas goditjeve të marra gjatë përleshjeve me përkrahësit e Atletikos së Madrid.
Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e stadiumit “Visente Kalderon”.
Tifozeritë rivale kishin lënë takim sipas mediave spanjolle.
Tv Klan