Zgjedhjet e kësaj të diele për Kuvendin e Kosovës kanë zënë një vend të rëndësishëm në media prestigjioze ndërkombëtare.

Për agjencinë e lajmeve Reuters, Kosova shkon në zgjedhje të turbulluara nga tensionet me Serbinë.

Për prestigjiozen “the Guardian”, “Kosova shkon në zgjedhje teksa hija e Trumpit zmadhohet”. Teksa administrata e parë e Trumpit mbështeti përkohësisht një plan për ndarjen e Kosovës, tani një zyrtar i tij – referuar përfaqësuesit për misione speciale Riçard Grenell, ka nisur ta sulmojë haptazi Kurtin, vijon shkrimi i The Guardian.

Media të tjera si Al Jazeera i shohin këto zgjedhje si një referendum për Albin Kurtin. Kjo media shkruan se garë përqëndrohet edhe tek ekonomi dhe korrupsioni.

Votimi i së dielës, sipas Al Jazeera përcakton se kush i drejton negociatat e bllokuara të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Tv Klan