Optimizëm në mediat franceze dhe portugeze. Të përditshmet e vendeve finaliste të Europianit besojnë te triumfi i përfaqësueses duke ndezur sfidën.

“Dita e finales, dita e festës” – shkruan Ouest France. La Depeche e hap me titullin: “Dita e lavdisë”. Më të përmbajtur te sportivja “L’Euqipe” ku kryetitulli është “Dita e mbretëve”. Më emocionues janë në gadishullin Iberik. Gazeta “O Record” shkruan: Duam lot gëzimi.

Në fotomontazh është Cristiano Ronaldo, i cili ishte vetëm 19 vjeç në finalen e 2004 dhe sot. Sportivja “A Bola” jep një mesazh të qartë: Ne mund të fitojmë. Nesër atmosfera do të jetë ndryshe, njëra anë në festë dhe tjetra në trishtim.

Tv Klan