Mediat gjermane rendisin Shqipërinë 3 destinacioneve për t’u vizituar për vitin 2025. Ato veçojnë alpet shqiptare si destinacione interesante duke rekomanduar Thethin, luginën e Valbonës dhe lumin e Shalës.

“A po planifikoni që tani pushimet e ardhshme?” Revista gjermane Merkur.de e njohur për sugjerimet e saj turistike liston Shqipërinë në krye të destinaciove.

Në artikullin e shoqëruar edhe me një reportazh thuhet se Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më në trend të udhëtimeve gjatë viteve të fundit. Sipas saj vendi ynë konsiderohet si një alternativë më e lirë kundrejt Greqisë.

Përveç bregdetit, pushuesit mund të shijojnë Alpet Shqiptare, ku ndodhen disa parqe kombëtare të rrethuara nga peizazhe mahnitëse. Një nga parqet më të bukura sipas saj është Parku Kombëtar i Thethit. Në shkrim rekomandohet edhe lugina e Valbonës.

Turistët e huaj sipas revistës gjermane nuk duhet të humbin as lumin e Shalës, i cili mund të arrihet me varkë përmes liqenit të Komanit, shpesh i konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Tajlanda e Shqipërisë”.

Tv Klan