Mediat gjermane: Takimi Scholz-Putin do të mbahet këtë muaj





Mediat gjermane: Takimi Scholz-Putin do të mbahet këtë muaj

18:00 04/01/2022

Në fokus të bisedimeve mes dy krerëve të shteteve do të jetë çështja e Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me Moskën dhe po planifikon një takim ballë për ballë me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Zyrtarët e lartë gjermanë kanë planifikuar tashmë takime me homologët rusë në Janar në një përpjekje për të lehtësuar tensionet gjeopolitike mes alarmit në rritje se Kremlini po planifikon një sulm ushtarak kundër Ukrainës.

Sipas një raporti të së hënës nga gazeta gjermane “Bild”, këshilltari gjerman për politikën e jashtme Jens Plotner ka diskutuar me Kremlinin për një takim midis liderëve gjermanë dhe rusë për më shumë se dy javë. Bild thotë se Scholz po kërkon “një fillim të ri” në marrëdhëniet me Moskën dhe dëshiron të fokusohet në politikat energjetike dhe  tek cështja e Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme gjermane e cila drejtohet nga Annalena Berbock e Partisë së Gjelbër, e cila ka bërë disa deklarata të ashpra për Rusinë që nga emërimi i saj në fillim të Dhjetorit.

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë do të takohen në Gjenevë për bisedimet e vendosura për 9 dhe 10 Janar për të diskutuar rreth ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin e saj me Ukrainën, ku ajo ka vendosur rreth 100,000 trupa, sipas zyrtarëve të inteligjencës perëndimore dhe ukrainase.

Klan News













Të ngjashme