Lumi_vjosa-1371109178Pa u zgjidhur ende marrëveshja  për kufirin detar, qeveria shqiptare do të përballet me një tjetër kërkesë të shtetit grek, që ka të bëjë me devijimin e lumit të Vjosës. Projekti i miratuar nga qeveria greke në korrik të vitit të kaluar parashikon ngritjen e një dige shumë pranë burimit të Vjosës, për të devijuar ujërat në liqenin Pamvotidha të Janinës.  Nisur nga kjo vendimarrje e njëanshme e shtetit grek ekspertët I kërkojnë qeverisë shqiptare të jetë transparente, ndonëse kjo e fundit e ka pranuar këtë problematikë përmes përfaqësuesve të ministrisë së jashtme, të thirrur për të raportuar në Komisionin e Jashtëm.

Për eksperten e ekonomisë kjo vendimarrje e njëanshme nga pala greke kushtëzohet nga konventa e ujit, e ratifikuar në vitin 2013, pjesë e së cilës janë dhe dy vendet tona. Ndaj devijimi I lumit të Vjosës sipas saj duhet të kalojë përmes një marrëvëshje dypalëshe .

Ekspertët sqarojnë se devijimi i Vjosës ka një impact të madh negativ për palën shqiptare në mënyrë të vecantë në energjetikë dhe bujqësi.

Ky vendim i marrë nga qeveria greke ka ngjallur reagimin edhe të shtypit grek dhe shoqërisë civile në shtetin fqinj. Gazeta e përditshme eleftherotipia shkruan se qeveria greke miratoi në korrik të vitit të kaluar devijimin e lumit të Vjosës pavarësisht kundërshtive të banorëve të zonës, pushtetit lokal, institucioneve shkencore dhe eurodeputetëve. Projekti  është kundërshtuar edhe nga shoqata mjedisore dhe shumë forume shkencore për pasojat negative që do të ketë për ekosistemin e Parkut Kombëtar të Pindit. Kjo cështje duket se ka mbërritur edhe në zyrat e Brukselit, pas shqetësimit të ngritur nga deputeti i pavarur Kristos Arsenis I cili ka informuar komisionerin e Mjedisit në Parlamentin Europian Potočnik Llanes për planet e qeverisë për të rregulluar me ligj devijimin e  paligjshëm të lumit Vjosë. Ndërkaq kjo cështje ka ngjallur reagimin qytetar pas publikmit të saj në shtyp së bashku me devijimin e Lumit të radikës nga pala maqedonase.

Lumi Vjosë  është I gjatë 260 km dhe vetëm  70  prej tyre janë në  territorin grek. Ai fillon udhëtimin e nga Pindi verior për tu derdhur në lagunën e nartës. Në vitin 2009 qeveria greke bëri të parën përpjekje për ta devijuar atë, e cila rezultoi e pasukseshme. Sot për palën greke ekziston mundësia  e ndërtimit të  një digë të re që do ta devijojë atë në liqenin e Janinës, por një vendim I tillë do  të thotë fund i papritur i udhëtimit të lumit Vjosë në Adriatiku duke privuar nga uji i saj  Konicën, Zagorinë dhe Shqipërinë ku ajo derdhet.