Mediat greke: Gomonet me 2.5 ton kanabis u nisën nga Vlora

Mediat greke: Gomonet me 2.5 ton kanabis u nisën nga Vlora

16:19 03/10/2019

Do të shkëmbehej me 150 kilogramë heroinë në Turqi

Mediat greke publikojnë detaje të reja nga operacioni i policisë ku u kapën dy gomone me drogë të ngarkuara në Shqipëri dhe destinacion kishin Turqinë. Gazeta “the Toc” shkruan se, dy mjetet lundruese ishin nisur nga Vlora me 2.5 tonë marijuanë, sasi e cila do të dërgohej në brigjet e Aivalin të Turqisë dhe do të shkëmbehej me 150 kilogramë heroinë.

Njëra prej gomoneve ka arritur të lërë në brigjet turke sasinë e drogës prej 1.3 tonë. Në kthim, trafiknatët, janë pikasur nga policia. Gjatë ndjekjes ata hodhën në det sasinë e heroinës.

Pas një operacioni që zgjati disa orë, u arrestuan tre persona, dy shqiptarë dhe një italian.

Skafi i dytë, me një shtetas shqiptar në bord, u gjet katër ditë më vonë, më 29 Shtator.

Nga hetimet rezultoi se droga ishte fshehur diku në arkipelagun e Sporadeve. Pas një pune këmbëngulëse, u arrit që pasditen e të hënës, të gjendej ngarkesa prej 1,2 ton kanabis e cila ishte e ndarë 106 thasë plastikë.

“The Toc” shkruan se është rritur kërkesa për marijuanë në Turqi. Një kilogram atje ushton deri në 4 mijë euro, ndërsa në Greqi 1 000 euro.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT