Regjisori Polanski akuzon shtypin se po publikojnë lajme të pavërteta ndaj tij

I akuzuar për sulme seksuale nga femra, Roman Polanski, i cili prej vitesh ndodhet në arrati, ka akuzuar mediat se po e bëjnë atë të duket si një përbindësh pa asnjë të drejtë. Ai gjithashtu është shprehur se të tilla lajme kanë ndikuar tek familja e tij, duke i shkaktuar një sërë problemesh, gruas dhe fëmijëve.

Tashmë jo vetëm policia, por edhe personat në rrjetet sociale, i janë vënë kundër regjisorit, duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij.

Polanksi u arrestua në vitin 1977 ku u akuzua për përdhunimin e 13-vjeçares Samantha Geimer. Ai e pranoi fajin dhe kreu 42 ditë burg. Por atëherë kur mendoi se çështja e tij ishte mbyllur, gjyqtari vendosi t’i jepte një dënim më të rëndë. Kjo gjë bërë që regjisori të arratisej dhe ende sot e kësaj ditë vazhdon arratinë. Ai nuk lejohet të hyjë në SHBA.

Akuza më e fundit që u bë drejt tij ishte nga aktorja a Valentine Monnier muajin e kaluar, por edhe këtë herë asgjë nuk u pranua nga ana e Roman.

Klan Plus