Rregullatori shtetëror rus i medias, Roskomnadzor, ka lëshuar një paralajmërim për mediat ruse për një intervistë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rregullatori paralajmëroi shtypin për të mos publikuar intervistën dhe tha se kishte “nisur një hetim për të identifikuar shkallën e përgjegjësisë dhe çfarë reagimi do të merret”, në lidhje me mediat që kanë kryer intervistën.

Roskomnadzor vëren se disa nga mediat që kryen intervistën janë cilësuar si “agjentë të huaj” në Rusi.

Më herët, gazeta liberale ruse Meduza njoftoi se kishte intervistuar Zelensky, së bashku me Dozhd TV dhe gazetën ruse Kommersant. Meduza dhe Dozhd janë të dyja të bllokuara në Rusi dhe Dozhd ka pezulluar të gjitha aktivitetet gazetareske.

Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën sesi mediat ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë.

Ligjet më të rrepta, kundër shpërndarjes së “lajme të rreme” mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse, mbartin akuza të rënda penale deri në 15 vjet burg./tvklan.al