Një ditë më parë ministër i mbrojtjes në Serbi ka bërë një deklaratë të fortë për atë se çfarë duhet të jetë Serbia.

Direkt pas kësaj deklarate, ditën e sotme gazeta serbe Informs, ka botuar një shkrim me doza të forta nacionalizmi. Në të shkruhej se Vuçiç do risjellë sërish perandorinë e Dushanit dhe për këtë gjë duhet të frikësohen bosnjakët dhe kroatët.

Një shkrim tjetër i botuar në median Telegraf shkruhet se shqiptarët duhet t’i kapë paniku.

 “Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë”.

Këto dy shkrime të botuara nga mediat pro qeverisë në Beograd po përhapin doza të forta nacionaliteti dhe duken qartë që janë të mbushura me urrejtje për vendet fqinje. /tvklan.al