Mediat serbe raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp, i ka kërkuar kreut të shtetit serb Vuçiç, që të njohë Kosovën. Sipas asaj që publikohet në Telegrafin serb, Vuçiç ka marrë shumë mesazhe urimi në ditën e fetsës së Republikës së Serbisë.

Në urimin e tij presidenti amerikan Tramp ndër rë tjera shkruan se këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të memdohet që të sigurohet që shekulli i ardhshëm i partneritetit mes dy vendeve të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje të përkushtimit të palës serbe në thellimin e bashkëpunimit rajonal, sidomos në lidhje Kosovën. E në këtë pikë Tramp bën apel që palët të arrijnë marrëveshje ku njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

“Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë,” thuhet më tej në urimin e Trumpit. /abcnews.al