Partia Republikane e Fatmir Mediut do të përshihet në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky vendim u mor pas marrëveshjes që arritën dy kryetarët Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.

Mes tyre pati një takim paraditen e sotme në selinë blu. Në takim me Bashën shkoi edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili duket se edhe ai ka arritur marrëveshje me Bashën për përfshirje në listat e PD-së.

Marrëveshja për përfshirjen e partive aleate në një listë të përbashkët me Partinë Demokratike u arrit pas bisedimeve, ndërkohë që kujtojmë se sot përfundon afati i regjistrimit të koalicioneve.