Opozita të trajtojë me seriozitet propozimin amerikan”

Propozimi që Presidenti Meta ia ka bërë të ditur Kryeministrit, ambasadorëve të BE-së dhe opozitës, përfshin çështje nga Reforma Zgjedhore, deri tek ngritja e një Këshilli Politik për Çështjet e Drejtësisë. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i pranishëm në këtë takim, zbardh detaje të platformës me 11 pika.

“Ka parashtruar edhe zotit Rama dhe ndërkombëtarëve, ka diskutuar edhe me përfaqësues të opozitës përpara se të ndodhte ngjarja e teatrit. Në të përfshihen disa çështje, zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfundimi i Reformës zgjedhore, ecuria në sistemin e drejtësisë. Për të shkuar edhe në bashkëpunim politik për të bërë amendime të ndryshme të nevojshme për të pasur një drejtësi të nevojshme që kalojnë përmes një Këshilli Politik përpara se të miratohen nga pikëpamja juridike në parlamentin e Shqipërisë”.

Ndryshe nga Lulzim Basha, që tha se nuk ishte njohur me propozimin amerikan për sistemin danez, kryerepublikani thotë se kjo çështje ka qenë pjesë e takimit që kryedemokrati ka zhvilluar me përfaqësues të opozitës.

“Takimin e fundit që u la nuk është diskutuar thjesht tek ky propozim, por u la të diskutojmë të gjitha propozimet që kemi bërë edhe për çështje të tjera të brendshme të koalicioneve, për t’i përfshirë në kodin elektoral”.

Por si e sheh Fatmir Mediu këtë propozim, që siç thotë ai, tashmë ndodhet në tryezën e grupit negociator?

“Për sa kohë ka një propozim që ka vajtur tek grupi i punës opozita duhet ta trajtojë me seriozitet këtë propozim që vjen se sa ajo i shërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Si element i dytë ajo garanton një demokraci përfaqësuese dhe garancinë e votës. Këtë pikëpamje, sistemi danez që është një nga vendet më demokratike nuk ka ngelur tek ne që themi vlen apo nuk vjen”.

Reforma, sipas Mediut, duhet të prodhojë një sistem që votat mos deformohen.

Tv Klan