Edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehu ngushëllimet për humbjen e Bujar Nishanit. Në reagimin e tij, Mediu tha se Shqipëria humbi njeriun e drejtë dhe korrekt, kundërshtarët e tij politikë humbën politikanin parimor dhe të vendosur, ndërsa familja humbi mikun dhe njeriun më të dashur.

“Humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani është një dhimbje e madhe për të gjithë Ne, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Shqipëria humbi njeriun e drejt dhe korrekt i cili çdoherë vendosi përpara detyrën, nderin dhe atdheun, që në moshë të re dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij. Edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen, por i qëndroj besnik bindjeve të tij politike dhe interesit kombëtar.

Odeta humbi bashkëshortin e saj , djali dhe vajza babin e tyre të dashur, humbën mikun dhe njeriun më të dashur, të gjithë sot familjarisht i bashkohemi dhimbjes së tyre duke ju lutur Zotit ti jap forcë për të kapërcyer këtë moment të vështirë. I nderuar President Nishani mik i dashur u prehsh në paqe, qofsh i xhenetit”, shkruajti Mediu./tvklan.al