Kryetari i PR: Shqetësuese ndërhyrjet e Kinës në Ballkan dhe shpenzimet e Serbisë për armatim

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në bashkëpunim me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt organizuan forumin e sigurisë në Kongresin Amerikan për të diskutuar lidhur me shmangien e një konflikti të mundshëm në Ballkan, si dhe për agresionin  Rus në Ukrainë dhe ndërhyrjes së Kinës në rajon.

Mediu është shprehur se një konflikt në Ballkan mund të mbështet nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Sipas kryetarit të PR, sinjale konflikti janë dhe tensionet e qëllimshme në Veri të Kosovës, apo shpenzimet për armatim të Serbisë. 

Nga ana tjetër, kongresmenët amerikan shprehën shqetësimin e tyre për ndërhyrjet e Kinës në rajon si dhe për ndikimin rus.

Klan News