Mediu në konferencën e NATO-s për kriminalitetin


Mediu në konferencën e NATO-s për kriminalitetin

21:40 28/07/2021

Po përballemi me prodhimin e drogave sintetike në rajonin tonë 

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka paraqitur një tablo problematike për situatën e sigurisë dhe kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor gjatë një Konference të NATO-s të zhvilluar në Romë.

“Aktivitetet kriminale vrasin më shumë njerëz sesa konfliktet. Po ashtu pastrimi i parave përfaqëson 2.7% të prodhimit të brendshëm botëror pothuajse 1.3 trilion Dollarë nga të cilat 18 miliard Dollarë në Ballkanin Perëndimor.

Kini parasysh se buxheti vjetor për policinë në Maqedoninë e Veriut  dhe ne Shqipëri është 68 milionë Dollarë. Rajoni ynë njihet për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për kultivimin e kanabisit, kini parasysh heroinë që vjen nga Turqia, dhe po ashtu kokaina”.

Mediu ju përmendi pjesëmarrësve në këtë konferencë ndërkombëtare fatin se organizatat kriminale po bashkëpunojnë me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Sipas Mediut tani po përballemi me një fenomen të ri atë të prodhimit të drogave sintetike në rajonin tonë. 

Klan News






Të ngjashme