Fatmir Mediu mendon se opozita ose duhet të shkojë me kandidat në raundin e ardhshëm për zgjedhjen e Presidentit ose përndryshe bën gabim fatal dhe i dhuron prapë autoritet mazhorancës.

“Prandaj duke vazhduar në atë që tha kolegu im Duka, duke respektuar të gjitha parimet, kriteret, etj, për të arritur në një figurë, opozita o duhet të shkojë me kandidaturë, ose bën gabim fatal për t’i dhuruar prapë autoritet mazhorancës. Ne ose duhet të vendosim brenda këtyre ditëve kandidaturat që i mbështesin të gjithë. Secili ka të drejtë të propozojë, ose duhet të lerë këtë marrëdhënie e cila u bë e papranueshme për vetë opozitën”, tha Mediu.

Deklaratën ai e bëri gjatë një takimi që po  zhvillohet mes palëve për zgjedhjen e Presidentit të ri./tvklan.al