Mediu: Protesta pa u tërhequr nga Parlamenti – TV KLAN

Mediu: Protesta pa u tërhequr nga Parlamenti

"Antikushtetues, kalimi i kompentencave tek Cakaj"

Teksa Partia Demokratike i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 16 Shkurtit, aleatët i kërkojnë Lulzim Bashës krijimin e një shtabi në funksion të veprimit opozitar. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i thotë se paralelisht me betejën në sheshe, aksioni opozitar duhet të vijojë edhe në institucione.

“Do t’i kërkoj Zotit Basha dhe kolegëve të opozitës që të ndërtohet një shtab opozitar i protestës dhe veprimit opozitar. Kthimi i Parlamentit në foltoren e qytetarëve, duke orientuar veten në çdo traditë, sjellje, apo virtyt shqiptar, familjar dhe kombëtar, duke folur për shqiptarët dhe me shqiptarët dhe jo për Ramën, do krijonte qartësisht diferencën ndërmjet të keqes së kësaj qeverie dhe të mirës e të virtytshmes që duan shqiptarët”.

Jashtë komentit Mediu nuk la edhe delegimin e kompetencave si ministër i Jashtëm nga Edi Rama, vartësit të tij Gent Cakaj, emër të cilin Presideti Meta refuzoi ta dekretojë në këtë post.

“Është vazhdim i veprimeve antishtetërore, antikushtetuese, antiligjore, antikombëtare të Kryeministrit. Miku i vogël i librit, nën mandatimin e Ramës do të përballojë Rusinë në konfliktin me Ukrainën, çështjet e Sirisë, Lindjes së Mesme, konfliktet në rajon, balancat gjeopolitike dhe politikat globale. Këto janë veprime të paprecedenta dhe shkatërruese”.

Mediu bëri akuza në adresë të qeverisë, duke thënë se Parlamenti dhe mazhoranca janë shndërruar në vegël të interesave të Kryeministrit, i cili me paratë e krimit vjedh zgjedhjet.

Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione