“Shpërthimi nuk ndodhi për shkak të karrocës së salduar”
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pasi dëshmoi në Gjykatën e Posaçme, tha për mediat se për çështjen e Gërdecit duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pasi aty ka të dhëna që i shërbejnë gjykimit.
Ndër të tjera ish-ministri i Mbrojtes shpjegoi se nuk e ka shkelur autoritetin e Forcave të Armatosura. Fatmir Mediu u shpreh se djali i Deliut ka shpjeguar në gjyq se babi i tij nuk kishte salduar ditën e tragjedisë. Po ashtu Mediu ju referua dhe ekspertizës së bërë nga ekspertet amerikanë se shkak i shpërthimit nuk mund të jetë karroca e salduar. Duke argumentuar se nëse kalojë dy minuta nuk ka mundësi të marrë flakë baruti.
Në procesin e çështjes Gërdeci, dëshmoi edhe Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore, MEICO. Fillimisht Pinari nuk pranoi që të dëshmonte, por ishte Mediu që insistoi pasi dëshmia e tij konsiderohet shumë e rëndësishme në proces. Pasi iu përgjigj pyetjeve të Mediut, para trupës gjykuese, Pinari tha se ka bërë 5 vite burg padrejtësisht pasi MEICO nuk kishte për detyrë të garantonte sigurinë e Gërdecit, por të ndërmjetësonte mes shtetit dhe kompanive.
Në këtë seancën nuk pranuan të dëshmojnë dy ish-ushtarakët Gëzim Oshafi dhe Fatbardh Kuci.
Klan News