Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu mori pjesë në një takim të organizuar nga Bundenstagu Gjerman, në Berlin.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Mediu shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë për ndihmën Shqipërisë, si dhe nismën e kancelares Merkel për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit, nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

Mediu zhvilloi edhe disa takime me deputetë të parlamentit gjerman ku u theksua se Shqipëria duhet të ndërtojë një politikë të bashkëpunimit për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Tv Klan