Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Medlin Ollbrajt ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e acaruar në Kosovën Lindore gjatë vizitës në Bruksel. Në takimin e sotëm të saj me presidentin e Bashkimit Europian Romano Prodi. Ollbrajt ka ripërsëritur kërkesën që duhen të mbahen premtimet europiane për dërgimin e ushtarëve në Kosovë si dhe fondet e paracaktuar për të.

Administrata amerikane ka vendosur që 800 trupa të SHBA-së, të cilat ndodhen aktualisht në Kosovë, të përqëndrohen më shumë në Kosovën Lindore. Situata në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, sa vjen dhe tensionohet.

Romano Prodi nga ana tjetër ka kërkuar që të shihet me prioritet dhe situata në Malin e Zi, pasi pranvera mund të sjellë një konflikt të mundshëm. Ndërsa zvendës shefi i policisë së OKB-së në Mitrovicë ka akuzuar forcat franceze të KFOR-it të cilat sipas tij kanë prishur provat e krimit në një incident serbo-shqiptar./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori