Mund në finale pretendentin Djokoviç

Daniil Medvedev triumfoi për herë të parë në një turne Grand Slam dhe përballë një kundërshtari si Novak Djokoviç. Tenisti rus ia doli mbanë në US Open në finalen që zgjati 2 orë e 17 minuta. Përfundoi 3 – 0 me sete me të njëjtin rezultat 6 – 4, 6 – 4, 6 – 4.

Medvedev shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit, i cili shfaqej si favorit në këtë turne, por u dorëzua në fund duke mos arritur të fitojë 4 grand slam brenda vitit. Tenisti serb u përfshi nga nervozizmi aq sa shkatërroi edhe një nga raketat.

Suksesi në këtë aktivitet për Novak Djokoviç do t’i çonte në 21 triumfet në grand slam duke kaluar Roger Federer dhe Rafael Nadal, të cilët që aktualisht kanë 20 po aq sa serbi.

Tv Klan