E kanë pagëzuar me emrin Lilly Diana, në nder të gjyshes

Meghan Markle dhe Princi Harry janë bërë prindër të një vajze për herë të dytë. Ata kanë njoftuar se e kanë pagëzuar foshnjen e sapolindur me emrin “Lilly”.

“Lilibet “Lilly” Diana Mountbatten-Windsor, lindi të Premten, 4 Qershor në orën 11:40 në kujdesin e mjekëve dhe stafit në Spitalin Santa Barbara Cottage, California. Të dyja, nëna dhe foshnja janë shëndoshë e mirë dhe ndodhen në shtëpi. Lilly mban emrin e stërgjyshes së saj, mbretëreshës, pseudonimi i së cilës është Lilibet. Emri i saj i mesit, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, Princeshën e Uellsit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ajo është stërnipi i 11-të i Mbretëreshës Elisabeth dhe është e teta në radhë për në fron. Princi Harry dhe Meghan u martuan në Maj 2018 në një ceremoni në Kalanë Windsor dhe pas një vitit u bënë prindër. Fëmija i tyre i parë është djalë, Archie Harrison, i cili tashmë është 2 vjeç. Çifti Meghan dhe Harry hoq dorë nga titujt mbretëror në Mars të vitit të shkuar dhe tani jetojnë në Kaliforni.

Klan News