Megan Fox ka hequr dorë nga vendimi për t’u ndarë me bashkëshortin Brian Austin Green. Aktorja 32-vjeçare, e cila u martua në vitin 2010, paraqiti një dokument letrar në një gjykatë në Los Angeles për të anuluar procedurat e divorcit.

Ata do të divorcoheshin pasi kishin grindje të shumta që lidhen me karrierën kinematografike të Fox. Por sipas një burimi për People, çifti është pajtuar.

Megan dhe Brian ranë në dashuri gjatë serialit të Hope & Faith. Një vit më vonë lindi djali i tyre Journey. Ata janë prindër edhe të djemve Noah Shannon, 6 vjeç dhe Bodhi Ransom, 5 vjeç. Green gjithashtu ka një djalë tjetër 17 vjeçar, nga një marrëdhënie e mëparshme.

Klan Plus