Megan Fox është fotografuar këtë fundjavë së bashku me Machine Gun Kelly. Ata ishin së bashku në makinë dhe u ndalën në një restorant për të marrë drekën.

Aktorja ishte gjithë kohës e buzëqeshur në shoqërinë e reperit.

Këto foto shtuan edhe më tepër zërat se Meghan dhe i Austin Green i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas 10 viteve martesë. Mediat e ndryshme rozë flasin për një lidhje të re të aktores me Machine Gun Kelly.

Lajmet për një ndarje të mundshme midis tyre filluan që me fillimin e pandemisë, ku çifti u izolua të ndarë nga njëri-tjetri.

Marrëdhënia midis tyre ka qenë gjithmonë me ulje-ngritje. Fillimisht lidhja e tyre përfundoi në vitin 2009, më pas çifti u pajtua sërish dhe u martuan në vitin 2010.

Pas pesë vitesh martesë, Fox bëri kërkesë për divorc në vitin 2015. Një vit më pas, në mes të divorcit të tyre, aktorja bëri veprimin e papritur. Ata vendosën të pajtoheshin dhe t’i jepnin edhe një mundësi lidhjes së tyre.  Nga martesa e tyre, Brian dhe Megan kanë tre fëmijë së bashku.

Që nga ai moment, kjo është hera e parë që çifti po përflitet sërish për ndarje./tvklan.al