Megan Thee Stallion ka treguar fizikun e saj perfekt teksa disa foto i ka ndarë edhe në rrjetet sociale.

Reperja i la shumë pak vend imagjinatës, duke ekspozuar linjat e saj perfekte trupore. Ajo shihet me bikini ndërsa shfaqet përgjatë bregut të detit. Ylli i muzikës zgjodhi bikini në ngjyrë kafe dhe gri ndërsa kaloi ditën në plazh.

Megan e kompletoi pamjen e saj me një palë vathë të mëdhenj dhe disa unaza floriri. Grimi i saj për ditën ishte klasik dhe i thjeshtë.

Artistja nuk kursehet aspak në fotot e saj duke i ndarë ato me 29.1 milionë ndjekës.

Kujtojmë se Megan së fundmi ka mbajtur disa koncerte si nw Irlandë dhe Danimarkë.

Reperja është një nga emrat  kryesorë që do të performojë për festivalin e ardhshëm OpenAir Frauenfeld, i cili është një festival hip-hop dhe konsiderohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Europë.

Klan News