Shkon në 33 numri i të arrestuarve në një operacion anti-drogë të nisur pak ditë më parë në rrethinat e Shkodrës.

Pas zbulimit të një baze ku kultivohej dhe përpunohej kanabis u arrestuan fillimisht 16 persona, nga të cilët 10 ishin gra nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza që punonin për përpunimin e bimës narkotike.

Hetimet janë shtrirë më tej duke vënë në pranga edhe 7 persona të tjerë ndërsa 5 janë shpallur në kërkim.

U sekuestrua edhe 77 kilogram kanabis, një pistoletë, municion luftarak dhe një sasi kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Tv Klan