32 persona  mes tyre 1 dhe një punonjës policie, u vunë në pranga në një operacion të shtrirë në disa qytete të vendit. Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata falsifikonin dokumentet për qytetarë të ndryshëm, të cilët i trafikonin, kryesisht drejt SHBA, Kanadasë e Anglisë kundrejt shumave që shkonin nga 10 mijë Paund deri në 20 mijë Euro

“Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia”.

Operacioni  ku u zbuluan disa laboratore për falsifikimin e dokumentave u ndihmua  edhe nga agjentët e  Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane.

“Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore”.

Ky operacion vjen në vazhdim të një aksioni të mëparshëm zhvilluar në Tetor të vitit të kaluar ku u shkatërruan 7 grupe kriminale që bashkëvepronin me njëri-tjetrin, për trafikimin e qenieve njerëzore drejt SHBA, Anglisë dhe Kanadasë.

Tv Klan