Dukesha mohon akuzat se ka ushtruar presion ndaj anëtarëve të tij

Pallati Mbretëror ka bërë të ditur se do të hetojë akuzat që Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka ushtruar presion ndaj disa prej anëtarëve të stafit mbretëror.

“The Times” në Britani të Madhe ka publikuar një artikull duke cituar burime të cilat deklaronin se Meghan Markle ka dëbuar dy asistentë të saj personal dhe po ashtu ka zhvlerësuar besimin e një anëtari tjetër, raporton CNN.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar Pallati Buckingham duke u shprehur se “janë të shqetësuar” në lidhje me këto pretendime.

“Ekipi jonë i hetimeve do të merret me këtë rast. Edhe anëtarët e pallatit të cilët janë të përfshirë në këto thashetheme do të ftohen për t’u sqaruar në lidhje me këtë”, thuhet në një deklaratë për media.

Ndërkohë Dukesha e Susexxit, Meghan Markle ka akuzuar Pallatin Mbretëror për “përjetësim të gënjeshtrave” ndaj saj dhe bashkëshortit, Princit Harry duke thënë se çifti nuk do të rrinë në heshtje në lidhje me këtë. Këto komente, Meghan i ka bërë gjatë një paraqitjeje në emisionin e famshëm amerikan me ‘Oprah Winfrey’ në lidhje me largimin e tyre nga familja mbretërore vitin e kaluar.

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan janë larguar nga Pallati Mbretëror në janar të vitit 2020 duke u zhvendosur në Amerikën Veriore.

Pallati Mbretëror ka bërë të ditur ndërkohë se çifti është pajtuar me mbretëreshën, Elizabeta II dhe se ato nuk do të ktheheshin më në pallat.

Klan News