Meghan dhe Harry do të bëhen prindër për herë të dytë



Meghan dhe Harry do të bëhen prindër për herë të dytë

21:10 14/02/2021

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Marckle do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i çiftit, raporton BBC.

“Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë vëllai i madh. Harry dhe Meghan janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”, tha zëdhënësi i çiftit.

Nuk dihet nëse do të jetë vajzë apo djalë, por djali i çiftit, Archie, do të jetë vëllai i madh.

Pas këtij lajmi, Meghan dhe Harry publikuan një foto bardh e zi të ulur poshtë një peme. /tvklan.al







Të ngjashme