Në pritje të fëmijës së tyre të parë, Meghan dhe Harry po bëhen gati për shtëpinë e tyre të re.

Pjesë e Windsor Castle, jo shumë larg Kensington Palace, banesa e çiftit mbretëror është një dhuratë nga Mbretëresha për martesën e tyre.

Ajo ofron një çerdhe për foshnjën dhe dhjetë dhoma gjumi. Por duhet një investim që mund të kap vlerën e 5 milion paundëver për rinovimin e saj.

Ish-zyrtari i mbrojtjes mbretërore Ken Wharfe, është shprehur se ndërtesa duhet rishikuar e tëra për pjesën e sigurisë pasi është e ekspozuar pothuajse në të gjitha anët.

Largimi i çiftit  nga pallati mbretëror është përfolur shumë pasi mendohet se shkak mund të jetë një konflikt mes princit Harry dhe vëllait të tij William.

Mediat rozë kanë aluduar për një krisje mes dy vëllezërve dhe një marrëdhënie jo fort të ngrohte të dy bashkëshorteve të tyre Keit dhe Meghan.

Tv Klan