Prej disa kohësh, mediat britanike aludojnë për një marrëdhënie të tensionuar mes dy dukeshave Kate Middleton dhe Meghan Markle. Por këto Krishtlindje, ato u shfaqën krah njëra-tjetrës, të buzëqeshura dhe si dy mikesha të vërteta.

Kate dhe Meghan iu bashkuan pjesës tjetër të familjes mbretërore në kishë për ditën e Krishlindjes, në Sandringham të Norfolk.

Prej javësh dukeshat kanë qenë në qendër të thashethemeve për marrëdhënie të keqe me njëra-tjetrën pas një zënke. Zërat për përplasje mes Dukeshës së Cambridge dhe asaj të Sussex u nxitën pas raportimeve të muajit të shkuar, se Harry dhe Meghan po planifikonin që të shpërnguleshin nga Kate dhe William.

Megjithatë teksa merrnin pjesë në shërbimin fetar, ato u panë duke biseduar dhe madje në një moment, 37-vjeçarja Meghan i vuri edhe dorën mbi shpatulla Kate, më mënyrë tejet miqësore. Dy dukeshat shoqëroheshin nga bashkëshortët e tyre, ndërkohë që me qindra njerëz ishin mbledhur për t’i përshëndetur.

/tvklan.al