Largimi i Meghan Markle nga Pallati Mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore gjatë ditëve të fundit. Së bashku me djalin, ajo u largua drejt Kanadasë, ku dhe po qëndron aktualisht.

Mbajtja e titujve mbretërore, duket se nuk i përshtatej Meghan, dhe kjo duket në fotot që ka postuar së fundmi.

Ajo kujton kohën kur kishte dalë për jetë nate me shoqet e saj në një lokal në Toronto. Njëra prej tyre është Jessica Mulroney, e martuar me djalin e një ish-Kryeministri kanadez. Kurse tjetra, Sophie Trudeau, bashkëshortja e Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Këto foto janë realizuar në vitin 2016, kohë kur Meghan krijoi shoqëri të afërt me gruan e Kryeministrit kanadez. Ky i fundit, i ka kërkuar vendit të tij që të mirëpresë Princin Harry dhe Meghan Markle së bashku me djalin e tyre Archie, pas largimit nga Pallati Mbretëror. Kjo nënkupton që qeveria kanadeze duhet të ofrojë siguri 24 orë në ditë për çiftin mbretëror, duke rritur kostot e buxhetit.

Mirëpo, jo të gjithë në Kanada janë dakord. Javën e kaluar, gazeta më e shitur në vend “The Globe and Mail” tha se Harry dhe Meghan nuk duhet të jetojnë në Kanada. /tvklan.al